Kalo te përmbajtja

Informacion ligjor

Politika e Cookies

Kjo faqe përdor vetëm cookies dhe hapësirë ruajtjeje në shfletues që janë të domosdoshme për funksionimin e saj. Nuk përdorim cookies analitike, reklamuese ose gjurmuese.

Përditësuar më

1. Çfarë janë cookies

Cookies janë skedarë të vegjël që faqja ruan në pajisjen tuaj. Sipas Ligjit nr. 54/2024 "Për komunikimet elektronike" dhe Ligjit nr. 124/2024, cookies që nuk janë rreptësisht të nevojshme kërkojnë pëlqimin tuaj. Ne nuk përdorim të tilla, prandaj nuk ju shfaqim banner pëlqimi.

2. Cookies që përdorim

  • pepa_session: ju mban të identifikuar në portal pasi hyni (kursant, instruktor, administrator). Rreptësisht e nevojshme. Kohëzgjatja: deri në 30 ditë ose deri sa të dilni.
  • pepa_lang: mban mend gjuhën që zgjodhët në portal. Funksionale, vendoset vetëm kur ndryshoni gjuhën. Kohëzgjatja: 1 vit.

3. Hapësira ruajtëse në shfletues

Faqja ruan përkohësisht në shfletuesin tuaj (sessionStorage / localStorage) disa të dhëna që ju vetë shkruani ose zgjidhni, që të mos humbasin nëse rifreskoni faqen: drafti i formularit të regjistrimit, zgjedhja manuale / automatike dhe progresi në ushtrimet e teorisë. Këto nuk dërgohen te ne derisa të dërgoni formularin dhe mund t'i fshini nga cilësimet e shfletuesit.

4. Harta e Google

Harta e Google Maps në faqe nuk ngarkohet automatikisht. Ajo shfaqet vetëm kur klikoni butonin për hartën; atëherë Google mund të vendosë cookies të veta sipas politikës së privatësisë së Google. Mund të përdorni edhe lidhjen "Hape në Google Maps".

5. Si t'i kontrolloni

Mund t'i fshini ose bllokoni cookies nga cilësimet e shfletuesit. Nëse bllokoni pepa_session, hyrja në portal nuk do të funksionojë.