Kalo te përmbajtja

FAQ

Pyetje të shpeshta.

Përgjigjet për pyetjet që na bëhen më shpesh. Nëse diçka mungon, na telefono ose na shkruaj.

Si regjistrohem?

Regjistrohu online ose eja në zyrë. Pasi të dorëzosh të dhënat dhe dokumentet, PEPA e shqyrton regjistrimin dhe ta aktivizon llogarinë në portal.

Cilat kategori patente ofroni?

PEPA ofron përgatitje për të gjitha kategoritë e patentës. Zgjidh kategorinë gjatë regjistrimit ose na telefono për më shumë informacion.

Si paguhet kursi?

Pagesa kryhet në zyrën e autoshkollës. Teoria dhe praktika mund të paguhen veçmas ose bashkë. Në portal sheh gjithmonë sa ke paguar dhe sa të mbetet.

Sa zgjat teoria?

Teoria zgjat 14 orë, rreth 2 javë: 1 orë në ditë, e hënë – e premte, 18:30 – 19:30, në grup në zyrën e PEPA-s. Nuk ka mësime në fundjavë.

Sa zgjat praktika?

Praktika zgjat 12 orë, rreth 1 muaj, me rreth 30 minuta në ditë dhe pa fundjavë. Orarin e cakton PEPA.

Me çfarë makine do të mësoj?

PEPA ka një makinë manuale dhe një automatike. Lloji i makinës zgjidhet gjatë regjistrimit dhe shfaqet te paneli yt.

Si e di kur e kam seancën e radhës?

Orarin e praktikës e cakton PEPA. Seanca e radhës shfaqet e para në portal, me orën, instruktorin dhe llojin e makinës, dhe merr njoftim për çdo ndryshim.

Çfarë ndodh nëse nuk mund të vij në një seancë?

Na njofto sa më herët. PEPA cakton një orar të ri dhe ai shfaqet menjëherë në portal.

A mund të marr seanca praktike shtesë?

Po. Nga portali mund të dërgosh një kërkesë për seancë shtesë dhe PEPA të cakton orarin.

Cilat dokumente duhen për regjistrim?

Lista aktuale shfaqet gjatë regjistrimit dhe te faqja “Dokumentet”. Stafi i PEPA-s e konfirmon listën sipas rregullave në fuqi.

Gati për timonin?

Regjistrohu online ose na telefono. PEPA të kontakton për hapat e ardhshëm.